Varri i Petro Markos i lënë në harresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje”.

Eshtë një citat i shkëputur nga kujtimet e Petro Markos. Në fakt, la një vepër të konsoliduar pas vdekjes së tij në vitin 1991, por sot, shkrimtari, ish-politikani Namik Dokle ka shkuar në varrin e tij për të cuar atje një paketë cigare.

Në një foto që siç shkruan edhe vetë është realizuar nga gazetari Aleksandër Çipa, atje ku ai prehet në varrezat e Dhërmiut, varri i tij, banesa e tij e fundit, gjendet në kushte të mjerueshme. Pllaka e varrit mbi kokë e thyer, poshtë, rrasa prej mermeri e baltosur nga vitet që ka kaluar dhe askush nuk është kujdesur, e disa barëra kanë dalë anë e mbanë vendit.

Petro Marko është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të XX. Ka botimet e veta të jashtëzakonshme dhe shpesh është shprehur për jetën dhe vdekjen në mënyrë shumë të thellë e filozofike. Duke qenë një shkrimtar që përjetoi burgje, luftëra, internime e padrejtësi, pati një ndjeshmëri të zakonshme ndaj jetës dhe fundit të saj.

“Jeta është një çast; vdekja është një çast. Njeriu lind për të jetuar dhe për të vdekur, por ajo çka mbetet është vepra që lë pas”, shkruante Petro.

Rrallëkush më parë tij i ka shkruar bregut, Himarës, Dhërmiut, shqiptarëve të këtyre zonave siç e përshkroi Petro Marko në veprën e tij.

E tanimë që është ndarë nga kjo jetë dhe askush nuk kujdeset për banesën e tij të fundit, i takon bashkisë së Himarës që të kujdeset për këtë vend, e ta ketë në vëmendje përsa kohë ka ende njerëz që në formë pelegrinazhi shkojnë të shohin se ku prehet shkrimtari i madh i bregut./E.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV