Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria mori drejtimin e Organiatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë nga Sllovakia në mesnatë, që përkoi edhe me ndërrimin e viteve

Vendi ynë do jetë në krye të OSBE-së për plot një vit raporton agjencia gjermane DPA, e cila nuk hrron të përmend edhe problemete vendit me korrupsionin.

“Shqipëria merr kryesimin e OSBE për një vit, pavarësisht problemeve të vendit me korrupsionin dhe depërtimin e politikës nga krimi i organizuar,”-shkruhet në raportim.

Në këtë shkrim theksohet se Kryeministri Edi Rama është duke qeverisur paa asnjë opozitë parlamentare.

“Kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste aktualisht po qeveris pa asnjë opozitë parlamentare, pasi Partia Demokratike e krahut të djathtë po bojkoton parlamentin. Zgjedhjet lokale në qershor po ashtu u mbajtën pa opozitën,pasi PS u akuza për manipulime. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë depërtuar në politikë. Asnjë rrugëdalje nga ky ngërç nuk duket në sfond,”-thuhet në raportin e DPA-së.

Në shkrim citohet edhe publicisti kosovar, Veton Surroi, i cili flet për paradoksin që ndodhet vendi sipas tij.

“Nëse OSBE shihet si një ilaç efektiv kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, atëherë Shqipëria është në pozicionin paradoksal të të qenurit ofrues dhe konsumator i këtij ilaçi në të njëjtën kohë”-thotë Surroi./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave. Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të...

Këtë nuk e dinit/ 1 orë vrap, 7 orë jetë më shumë

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në çdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë...

Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Një kopje e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u shit në ankand të shtunën...

Sondazhi: Gjermanët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike përpara zgjedhjeve

Shumica e gjermanëve janë të shqetësuar për ekonominë dhe çmimet e larta si ekonomia më e madhe e Evropës, dikur motori ekonomik i kontinentit,...

Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Nga Namir Lapardhaja  I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit; I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë; I premtoi bashkimin,...

Lajme të tjera

Web TV