“Teatri është vija e kuqe e regjimit”, Basha: Duan të vjedhin pronën publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me artistët në Selinë e PD-së , pas së cilës  deklaroi se çdo hap para për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte.

Ai tha se kryeministri Edi Rama  dhe banda e tij duan të vjedhin pronën publike të Tetarit Kombëtar, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë historike të qytetit të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

“Edi Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë historike të qytetit të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, pra mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur.”-tha kryedemokrati.

Më tej, Basha shtoi se Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin.

“Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, deklaroi ai.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha mënyrat. Afera e teatrit Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t’iu kthehen në shërbime, t’iu kthehen në subvencione për pagat, për ata që kanë humbur vendet e punës, t’iu kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë Edi Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë historike të qytetit të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, pra mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Ju e keni parë që për më shumë se 1 vit e gjysmë Aleanca për Teatrin dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë përballur me dhunë, janë përballur me represion, ndërkohë që nuk kanë mbrojtur diçka personale por diçka që i takon të gjithë qytetarëve. E pra, siç e kam thënë edhe më parë çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve por gjithë qytetarëve, prandaj unë i bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni i cili ua merr taksat, jua vendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar./Fjala.al/

Të fundit

Dita e lindjes së Ismail Kadaresë, Spiropali: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar përmes një mesazhi gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e...

Hetimet për 21 janarin, paraqiten në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës, arsyeja…

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21...

Kryepeshkopi Janullatos mbërrin në Gjirokastër, mbahet mesha nga besimtarët

Ndalesa e radhës e kortezhit të kryepeshkopit Anastas Janullatos, ishte në katedralen “Ngjarja e Krishtit” në Gjirokastër. Besimtarët kanë mbajtur një meshë në katedrale. Trupi pritet...

Stuhia Herminia “godet” Evropën, shira të dendur dhe erëra të forta në disa vende

Paralajmërime janë lëshuar në disa pjesë të Spanjës, Portugalisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për shkak të stuhisë Herminia me shi dhe erëra...

Zgjedhjet/ Rama i besoi njësinë 5, vjen reagimi i parë nga Erion Braçe

Erion Braçe, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë. Në mbledhjen e njësisë 5 të Partisë Socialiste, ai...

Lajme të tjera

Web TV