Basketboll / Kohë epidemie, seminari i kualifikimit të gjyqtarëve mbahet “online”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Morën pjesë 23 “bilbilë” të koshit, më 18 maj testi i radhës. Në kuadër të kualifikimit të mëtejshëm, ditët e fundit është zhvilluar takim i gjyqtarëve të basketbollit në kuadër të projektit SCOD të Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA). Për shkak të rrethanave të krijuar nga epidemia e virusit “Covid-19”, ky takim u zhvillua në platformën sociale “Zoom”.

Takimi u drejtua nga instruktori dhe vëzhguesi i FIBA-s dhe drejtuesi nga Sllovenia i projektit “SCOD” për Shqipërinë, Ales Kamnikar, Gjyqtari i FIBA-s dhe Instruktori i FIBA-s, Manuel Maconi nga Italia dhe Ervin Koçi, Gjyqtari shqiptar i FIBA-s, Instruktori i FIBA-s dhe Instruktori Kombëtar. Takimi u përshëndet nga Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europë, Kamil Novak. Tematika e takimit ishte “Akti i gjuajtjes” dhe metodologjia ishte “Rregullorja Zyrtare e lojës nga FIBA”.

Takimi u shoqërua me  video iIustruese për rastet dhe diskutimet, ndërsa nga 60 minuta të planifikuara, ai ka zgjatur 86 minuta, ndërsa në të kanë marrë pjesë 23 gjyqtarë të koshit shqiptar. Testi për gjyqtarët do të zhvillohet gjithashtu “online” më 18 maj, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet takimi i radhës./Fjala.al/

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV