Gjykata i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal./E.T

Të fundit

Nëse përballë Serbisë do të kishte luajtur Kombëtarja Kuqezi e plotë…

Nga Eduard Zaloshnja Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye...

Itali/ Referendum për punën dhe shtetësinë, hapen qendrat e votimit! Zgjat edhe të hënën

Qendrat e votimit janë hapur sot në të gjithë Italinë dhe deri në orën 15:00 të së hënës, për pesë pyetjet mbi punën dhe...

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai u arrestua të premten nga...

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një biletë. Ai po blen një...

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për...

Lajme të tjera

Web TV