Lewandowski zgjedh 5 sulmuesit më të mirë në botë

"Do të zgjidhja Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe" tha polaku

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski stiloi një listë me 5 sulmuesit më të mirë të botës, por si për çudi, në renditjen e tij kishte vend vetëm për një lojtar nga kampionati më i fortë, Premier League. Argjentinasi i Manchester City, Sergio Aguero u vendos nga polaku në një “vitrinë” me bomberin e PSG, Kylian Mbappe, Karim Benzema që militon me Real Madrid, uruguajanin e Barcelonës Luis Suarez dhe zbulimin e Leipzig, Timo Werner.

“Është një pyetje e vështirë nëse flasim për numrat 9 në futboll, por do të zgjidhja Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe” tha sulmuesi i Bayern. Lewandowski gjithashtu identifikoi talentin norvegjez Erling Haaland që luan me rivalët e Borussia Dortmund, si një “yll në ngjitje”, pasi nordiku shënoi 12 gola në 11 ndeshje që kur zbarkoi në janar në Bundesliga, nga austriakët e Red Bull Salzburg.

“Haaland ka një potencial të jashtëzakonshëm por ka ende kohë. Nuk dua të shtoj presionin mbi të dhe ta dëmtoj duke e lavdëruar. Do ishte mirë të qëndronte më shumë në Bundesliga, para se të bëjë hapin e radhës” tha polaku.

Të fundit

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

A e rrëzoi qëllimisht piloti i Air India avionin që vrau 260 persona?

Hetimet për rrëzimin e aeroplanit të Air India po shqyrtojnë të dhënat mjekësore të pilotëve, pasi pretendohet se njëri prej tyre kishte depresion dhe probleme të shëndetit...

Lajme të tjera

Web TV