Ja cili është personaliteti më i favorizuar për më shumë jetëgjatësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur personaliteti juaj të ndikonte në shpresën për jetë?! Ky është konstatimi i një studimi shkencor të bërë së fundmi.

Të plakesh mirë dhe të jetosh më gjatë është një nga diskutimet kyçe të njerëzve sot dhe një studim i publikuar së fundmi nga revista shkencore BMJ Mental Health, ka konstatuar se një personalitet i qëndrueshëm do të ishte më i favorizuar për të jetuar më gjatë!

Qëndrueshmëria, si një mbrojtje kundër vdekshmërisë.

Qëndrueshmëria psikologjike lidhet me aftësine e një individi për t’u përshtatur dhe për t’u përballur me rrethanat dhe ngjarjet e vështira të jetës. Nivelet e larta të qëndrueshmërisë psikologjike ishin të lidhura me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë duke konfirmuar kështu se ajo është një faktor mbrojtës dhe shumë i rëndësishëm kundra vdekshmërisë, duke i dhënë prioritet rëndësisë së shëndetit dhe të mirëqenies psikologjike.

Personaliteti më i përshtatshëm për një shpresë më të mirë për jetën lidhet me qëndrueshmërinë, optimizmin, dhe mirënjohjen , si cilësi parësore për jetëgjatësinë.

Të gjitha këto cilësi na lejojnë të ecim përpara, të mbajmë një nivel të përgjithshëm shoqëror që na përshtatet dhe të mos dorëzohesh kurrë. Të qenit aktiv na lejon që të ngadalësojmë rënien mendore dhe plakjen fizike.

Studimet i vënë theksin gjithashtu, rëndësisë së optimizmit: Një pasuri e vlefshme për të qëndruar psikologjikisht të qetë e në paqe me veten. Mirënjohja gjithashtu është një shtyllë kryesore për jetëgjatësinë. Njerëzit që kanë aftësinë të kultvojnë një ndjenjë mirënjohjeje përballë aspekteve pozitive të jetës së tyre kanë një rrezik të ulët të vdekshmërisë së parakohshme, veçanërisht të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare./E.Ç

Të fundit

Belind Këlliçi pranon humbjen/ Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi...

3 Fjalitë tipike të thëna nga njerëzit e trishtuar

Trishtimi nuk shprehet gjithmonë me lot…por mund të nxitet edhe përmer fjalëve dhe shprehjeve të formuluara nga njerëzit që janë duke përjetuar një moment...

Babai iu arrestua për blerje votash, kandidatja e PSD në Fier: E pavërtetë…

Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj babait të saj, tashmë të...

Berisha i vetëm në selinë e PD, braktiset nga ‘besnikët’ e tij

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli në orën 10:30. Nga rezultatet e...

Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit...

Lajme të tjera

Web TV