VIDEO/ Giorgia Meloni shkon për rafting me ministrat dhe kolegët e partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kaluar disa ditë relaksi në Trentino Alto Adige gjatë fundjavës së kaluar, duke zhvilluar edhe një aktivitet rafting në lumin Noce në zonën turistike Val di Sole.

Në disa foto dhe një video të publikuara, Meloni shihet e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të afërt, përfshirë shefen e kabinetit të saj personal Patrizia Scurti, ministrin e Bujqësisë Francesco Lollobrigida, si dhe disa figura të tjera nga partia Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia), si nënsekretari për Shëndetësinë Marcello Gemmato dhe deputeti Gianluca Caramanna.

E veshur me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një kapele, kryeministrja është fotografuar me të gjithë grupin, përfshirë edhe fëmijë, përpara një qendre aktivitetesh në natyrë në Dimaro (provinca Trento), e drejtuar nga Alessandro Fantelli.

Fantelli, ish-nënkryetar i Federatës Italiane të Raftingut, i ka shoqëruar personalisht gjatë zbritjes me gomone në lumin Noce, një eksperiencë që ai e ka ndarë më herët edhe me ekipe të njohura futbolli si Napoli, Roma dhe Bayern Munich, gjatë përgatitjeve verore në Trentino.

Ndërkohë, ministri Lollobrigida ka provuar edhe fluturimin me parashutë të drejtuar nga ish-kampioni i botës, Luca Donini.

“Ministri është një sportist i vërtetë, shihet se ai dhe Meloni i kushtojnë rëndësi mbajtjes në formë,” tha Fantelli, themelues i agjencisë së aventurave Ursus Adventures.

“Për ne ishte një nder dhe krenari t’i kishim këtu,” – shtoi Fantelli për agjencinë ANSA. “Na befasoi thjeshtësia e tyre. Kaluan një ditë të bukur në shoqërinë e familjeve të tyre, dhe ndryshe nga shumë VIP-a që kërkojnë trajtime speciale, ata u sollën si njerëz të zakonshëm. Ishin shumë të interesuar të mësonin se çfarë përfaqëson lumi Noce për këtë zonë – një dhuratë unike nga natyra, të cilën ne përpiqemi ta ruajmë dhe promovojmë.”

Të fundit

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe...

Synon t’i japë fund luftës në Gaza, zbulohet plani me 5 pika i presidentit Donald Trump

Të martën përfundoi lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Që përpara armëpushimit, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm...

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Lajme të tjera

Web TV