“Mos më ngatërro me Belindën!” / Revoltohet Bardhi, i tregon forcën drejtorit të Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi ka denoncuar drejtorin Policisë së qarkut Fier, Skënder Hitaj, duke e akuzuar se ka dhënë urdhra ndaj vartësve të tij që të inskenojnë ngjarje dhe të pengojnë PD-në në fushatë.

Drejtuesi politik i PD në këtë qark, Bardhi, shprehet se për këto “janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve”.

Ndër të tjera ai shkruan se Hitaj e ngatërron atë dhe kandidatët e PD-së me Belinda Ballukun, Ceno Klosin dhe Klevis Jahajn.

Denoncimi i Bardhit:

Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.

Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

Ska drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!/e.t

Të fundit

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Lajme të tjera

Web TV