Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e KQZ-së nga zyrat e postës.

“Ka ende prej jush që nuk e kanë tërhequr ende fletën e votimit. Janë rreth 8,000, siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që duhet të paraqiten menjëherë pranë zyrave të DHL këtu në Selanik, Athinë apo dhe në ishuj, te nënkontraktorët e DHL-së për ta tërhequr,” tha ai.

Por, sipas Ballës, edhe më shqetësues është numri i madh i atyre që kanë marrë zarfin, por ende nuk e kanë kthyer atë.

“Është një numër i madh, diku te 25,000 prej jush, që e kanë tërhequr zarfin me fletën e votimit, por nuk e kanë kthyer ende,” paralajmëroi ai.

Balla bëri thirrje urgjente për të respektuar afatet, duke nënvizuar se koha është shumë e kufizuar.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që ta kryeni këtë veprim brenda orëve të mbetura, deri ditën e shtunë për Selanikun, Patrën, Athinën, qytetet e mëdha dhe deri të premten për qytetet më të vogla apo zonat rurale,” u shpreh Balla.

Ai dha edhe oraret e funksionimit të zyrave të DHL-së.

“Zyrat e DHL-së janë të hapura deri në orën 17:00, apo deri në orën 18:00 në qytetet e mëdha. Ndërkohë, zyrat e DHL-së do të jenë të hapura edhe të premten dhe të shtunën për qytetet e mëdha,” informoi Balla.

Balla nuk harroi edhe një herë të falenderonte të gjithë shqiptarët që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë që jetoni në Greqi dhe motra dhe vëllezër shqiptarë që jeni regjistruar si votues nga jashtë, shumë faleminderit për ju që tanimë e keni kryer detyrën tuaj ndaj atdheut dhe e keni dërguar votën tuaj. Ju falënderoj të gjithëve dhe le ta kthejmë këtë votë historike në një mbështetje të madhe për ta çuar përpara Shqipërinë drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Balla./E.S

Të fundit

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Lajme të tjera

Web TV