“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër të zgjedhjeve. Elezi tha për Report Tv se fushata e tij është përqendruar në takime me qytetarë dhe mbështetës.

Nga ana tjetër, Elezi tha se ka përdorur influencën e rrjeteve sociale për të ndikuar në opinionin publik.

Më tej, ai tha se fushata e tij bazohet në parimin që do t’u dalë për zot premtimeve që u kanë dhënë qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

“Unë besoj se fushata ka ecur normalisht për të gjithë ata qytetarë që na mbështesin dhe na kanë mbështetur vazhdimisht, në ato qëndrime dhe pikëpamjet tona. Edhe së dyti, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave të ndryshme, dhe besoj se e kemi bërë të qartë se ne jemi një grup njerëzish dhe kemi një qëndrim në të kaluarën dhe po i mbrojmë sot, dhe jemi një grup njerëzish që do u dalim në zot këtyre parimeve, që do u dalim për zot në parlament. Pra, besimi mbi figurat që e ndërtojnë fushatën elektorale.”-tha Elezi.

Nga ana tjetër, Elezi ka komentuar edhe të ardhurat e konsiderueshme që deputetë të partive opozitare kanë harxhuar në këtë fushatë. Edhe sipas tij, kjo është e habitshme dhe, sipas tij, buron nga të ardhura jo korrekte.

“Vetëm në Facebook ka persona që kanë shpenzuar 20, 30, 40 mijë euro në Facebook. Kjo është pastaj… këtë s’e kuptoj dot. Ata të PS-së nuk i dëgjoj fare se aty vetëm Edi Rama flet. Po kam shembuj nga PD dhe nga këto partitë e tjera që kanë sponsorizime që nuk i imagjinoj dot. S’e imagjinoj dot se si vetëm nga një nga rrjetet sociale, nga Facebook. Edhe këta që kanë kaq shumë burime, të garantoj se këto financimet nuk i kanë korrekte. I kanë si ato garat e sportit që marrin doping.”-tha Elezi

Kandidati i ‘Djathtas për Zhvillim’ ka folur edhe për lobimin e PD-së në SHBA, ku ka thënë se ky është një ‘budallik’ kronik i PD-së dhe që nuk do të dalë në asnjë rezultat. Sipas tij, këto të ardhura mund të shpenzoheshin për fitoren e 11 Majit.

Lexo edhe :  Festë edhe pas humbjes, kandidati i PD-së surprizon vajzën e tij në KZAZ për ditëlindje

“Unë nuk e di pse këto budalliqe i bëjnë, që janë të vazhdueshme. Sepse nuk kanë mend dhe nuk besojnë në fitore, dhe këtë e kam argumentuar në mënyrë të vazhdueshme me shembuj konkretë. E kam argumentuar me faktin sesi e bëjnë ndryshimin ligjet në kodin zgjedhor me 1/3 të mbyllura në favor të Edi Ramës. Nëse nuk kanë arritur ta kuptojnë që këto ndryshime kanë qenë në favor të Ramës. Berisha nuk është më ai i 2005 që hyri me një staf të zgjeruar dhe me një staf serioz, jo vetëm të ri, por edhe të konsoliduar nga ana politike. Në debat, ata dikur ishin në avantazh me figurat e Partisë Socialiste. Berisha nuk ka si objektiv të vetin fitoren, por ka si objektiv mbijetesën. Mund të marrë një nga kandidatët e PD-së 30 mijë vota dhe nuk futet në listë. Se ky është edhe investim që tregon jo pasiguri në 11 Maj, sepse nëse do të fitosh 11 Majin, hidhi ato lek në fushatë dhe fito zgjedhjet.”-tha Elezi.

Ai e ka quajtur Berishën patericë të Edi Ramës dhe komenton se është i bashkuar me Ramën për t’i bërë rezistencë drejtësisë.

“Berisha është patericë e Edi Ramës, për arsyen e thjeshtë se Berisha duke pasur hallin e familjes së vet, kuptohet që ai mund të bashkëpunojë me Edi Ramën përsa i përket drejtësisë. Edhe Rama ndodhet në një sulm të hapur sepse i gjithë enturazhi i tij është sulmuar nga SPAK, edhe nuk është e habitshme që një ditë të sulmohet dhe vetë ai. Pra, ata të dy kanë vetëm një hall: që të shpëtojnë veten e vet nga drejtësia.”-tha Elezi. m.p.

Të fundit

Vota e diasporës/ Zbardhet vendimi i KAS: Të numërohen zarfet nga Greqia

Është zbardhur vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që rrëzoi kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për ‘bllokimin’...

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një...

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV