10 mijë vetë në Lungomare, Rama tregon në Kuç të Labërisë sa mandate merr PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare.

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi.

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti saktë numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë. Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, është e rinovuar me emra të rinj.

Nën qeverisjen e PS-së Vlora është një nga qarqet që ka marrë më shumë investime dhe ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Me hapjen e aeroportit ndërkombëtar për qytetin dhe gjithë bregdetin e jugut nis një perspektivë tjetër komplet e re. m.p.

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV