Rasti i fundit i Dele Alli. Ja si grabiten futbollistët

Grabitës të maskuar mësynë në shtëpinë e lojtarit ku jeton me mdoelen Ruby Mae, një banesë e vlerë 2 milionë Paund

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata mund të trokasin të maskuar si shpërndarës pizza, apo ushqimesh të shpejta, si dorëzues lulesh apo edhe si agjentë pasurish të paluajtshme…Por pas imazhit të pafajshëm qëndrojnë me armë në dorë, ashtu siç ndodhi së fundmi në futbollin anglez. Në Premier League janë të zakonshme vjedhjet dhe lojtarët “yje” janë një gjah i lehtë. U konfirmua kjo dhe me grabitjen ndaj sulmuesit të Tottenham, Dele Alli të cilit iu morën 3 ora me vlerë 350 mijë Paund, ndërsa u dhunua me grushte, dhe u kërcënua me pistoletë.

Grabitës të maskuar mësynë në shtëpinë e lojtarit ku jeton me mdoelen Ruby Mae, një banesë e vlerë 2 milionë Paund në londrën Veriore. mes sendeve të marra janë 3 orë luksoze, një  Richard Mille 11-03 me vlerë 150 mijë Paund, një tjetër  po kaq e mdoelit Patek Philippe 5980 Nautilus dhe një orë Audemars Piguet Royal Oak Chrono. Gjithçka ndërsa Dele Alli po argëtohej në pishinë me të dashurën.

“Ata mund të shohin që një motor pizza vjen dhe shpërndan ushqime shpesh, mund të maskohen si kjo kompani, apo mund të kamuflohen si të interesuar për shtëpinë. Futbollistët duhet të mos ekspozojnë sendet luksoze në rrjete sociale. Duhet të kenë kujdes pasi mund ti shohin grabitësit që pas një pizza, kanë një armë” tha eksperti i sigurisë, Alex Bllomberg, pronar i një kompanie që ruan “yjet” dhe VIP.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV