Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Për drejtorin e ‘Acromax’, Aldor Nini rrjeti social më i përdorur ka qenë Facebook, ndërsa video më e klikuar ka qenë një video e kryeministrit Edi Rama, me mbi 1 mln shikime.

I ftuar ditën e sotme, në Report Tv, ai tha se Rama renditet në vend të parë për shikueshmëri dhe pas tij vijnë Shehaj dhe Berisha.

‘Rrjetet sociale janë përdorur masivisht në këtë fushatë kandidatët kanë sulmuar njëri- tjetrin dhe për të bindur qytetarët për votën. Rama në Youtube publikon të gjitha takimet me livestream, Berishën dhe të tjerët si ke në asnjë vend. Facebook është përdorur më shumë nga politikanët sepse ka një interaktivitet më të lartë, në këtë zgjedhje ka qenë më i përdoruri.

Videot më të shikuara kanë qenë më të shikuara, ka qenë një videoselfie nga makina, njëra ka qenë më 1 mln klikime. Shikueshmëria në rrjetet sociale, Edi Rama 53 mln shikime në pak më shumë se 30 ditë ku këto janë nga videot në Facebook, në Instagram dhe në Youtube, Sali Berisha 21 mln shikime dhe Agron Shehaj 31 mln shikime’, tha ai.

Ai tha se më shumë për reklama online në rrjetet sociale ka sponsorizuar Agron Shehaj, 34 mijë dollarë.

‘Shehaj ka shpenzuar shumë për sponsorizime në Facebook. Sali Berisha nuk ka harxhaur shumë, më shumë ka harxhuar për kandidatët e vet. Agron Shehaj ka shpenzuar për reklama online 34 mijë dollarë, PD 42 mijë. Rama nuk është sepse ska harxhuar aq shumë. Dhe Gazment Bardhi ka harxhuar 6 mijë dollarë’, tha ai.

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk mori njollën e turpit”/ Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm

Sa i përket rrjetit social TikTok, edhe pse është mbyllur, ai tha se me i klikuar ka qenë Berisha.

‘Berisha në TikTok është i dytë ka qenë i pëlqyer edhe para fushatës, Edi Rama se ka përdorur TikTokun që kur u mor edhe vendimi për të mbyll. Basha nuk ka llogari në Tik Tok më shumë përdor Instagram dhe Facebook. Ne do të shohim pas zgjedhjeve a do të jetë njësoj pëlqimi në rrjetet sociale, me votat që do të marrin’, tha ai./e.t

Të fundit

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Masaniello, historia e vërtetë e “Che Guevara”-s napolitane

Epopeja e napolitanit Che Guevara, i cili, nga peshkatar, u bë udhëheqësi i revoltës napolitane të vitit 1647. Derisa u çmend dhe vdiq në...

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë modern në botë që mbetet...

Lajme të tjera

Web TV