SPAK nis hetimin për shembjen e Teatrit pas kallëzimit të AMT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim në lidhje me kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Ky kallëzim erdhi pas kalimit të godinës së Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe vendimit të kësaj të fundit për ta shembur atë.

Kreu i SPAK, prokurori Arben Kraja, tha për BIRN se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar, “Çështja është në hetim”, pohoi Kraja.

Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK, Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi bërë gjithë analizën ligjore financiare qoftë të ligjit special, qoftë të VKM-së 352 që ka dalë në zbatim të ligjit special. Neni 3 i ligjit special e qartëson specifikisht që ndërtimi i teatrit të ri kombëtar do të bëhet me partneritet publik-privat. Pra në këtë pikë nuk ka më mundësi që ky ndërtim të bëhet vetëm nga pala e shtetit”,-tha atëherë për mediet aktivistja Adriana Kalaja, e cila shtoi se ishin edhe kundër ligjit special dhe VKM-së të nxjerrë për mundësimin e zbatimit të tij.

Një dokument që mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i rrjedhur në media, sugjeron se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë një vendim të enjten më 14 maj, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas dokumentit, vendimi është marrë në bazë të një “akt-ekspertize të Institutit të Ndërtimit, e cila mban datën 13 Maj 2020. Vendimi i këshillit bashkiak i marrë të enjten duhet fillimisht të publikohet dhe hyn në fuqi dhjetë ditë pas publikimit.

Lexo edhe :  PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar reagoi së fundmi edhe Bashkimi Europian, përmes Komisioneres Mariya Gabriel, e cila mbulon mes të tjerash çështjet e kulturës. BE këshillon kundër shembjes, duke e quajtur atë “hap të pakthyeshëm”./Fjala.al/

Të fundit

Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda,...

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë...

“Puthje për të gjithë ju që…”, Parashqevi Simaku flet për Fest ’63

Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’, është krijuar një emocion i veçantë, kur Festivali i Këngës është përshëndetur nga...

Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP

Mbrëmjen e kaluar startoi Big Brother VIP 4, me praninë e 16 konkurrentëve të fushave të ndryshme, si këngëtarë, gazetarë, aktorë etj. Mes tyre...

Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani?

Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me veturë në Magdeburg të premten, ku u...

Lajme të tjera

Web TV