Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në mars të vitit 2023.

Në total, Prokuroria kërkoi 3 dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 me 35 vite burg për Hutrën.

Më 1 mars 2023, Dan Hutra, një 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë, kreu një seri krimesh të rënda në Tiranë, duke vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera brenda pak orësh.

Plagosja në Astir: Rreth orës 12:15, në rrugën “Teodor Keko”, Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, me të cilën kishte njohje të mëparshme.

Masakra në Kodër-Kamzë: Rreth orës 12:35, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, Hutra vrau me armë zjarri Mevlute Hysa (30 vjeçe), motra e Elenës, dhe Hasime Dafku (30 vjeçe), e fejuara e vëllait të Elenës. Gjithashtu, plagosi rëndë Elenën (35 vjeçe) dhe nënën e saj, Kujtime Hysa (60 vjeçe).

Vrasja në Kamëz: Rreth orës 12:48, në oborrin e banesës së saj në Kamëz, Hutra vrau me armë zjarri Etleva Kurtin (31 vjeçe), motra e Vladimir Kurtit, me të cilin Hutra kishte pasur konflikte në burg.

Pas këtyre ngjarjeve, policia organizoi një operacion të gjerë dhe arrestoi Hutrën rreth orës 18:45 në zonën e Sharrës, së bashku me armën e krimit.

Në dëshminë e tij, Hutra pranoi krimet, duke deklaruar se i kishte planifikuar me vetëdije dhe se nuk i interesonte sa do të dënohej. Ai shprehu pendesë vetëm për vrasjen e Hasime Dafkut, e cila ishte shtatzënë. /e.t

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por...

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV