Kryeministri Edi Rama, në mbylljen e fushatës së PS-së është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë sepse janë ata që e kanë kthyer në jetë dhe i kanë dhënë identitet.
Rama: Po Tiranën, Tiranë e lënduar nga ngjarja e fundit. Ndërkohë që brenda nesh debati është lidhur me sondazhet dhe të dhënat nga vendi, është se do të marrin një apo dy plus, nuk e harrova. Por e lashë veç sepse Tirana ha bukë veç. Është jo vetëm kryeqyteti dhe qarku më i madh i Shqipërisë, por është dhe krenaria jonë e madhe. si shpëtimtarë dhe transformues të saj. I kemi dhënë sharmin e Europës. A ju kujtohet çfarë ka qenë këtu, kënetë. I kam parë zogjtë dhe minjtë e kënetës për të lajmëruar ditën e qametit për ju dhe mua, dhe ardhjen e sherbetit për ta. Mjerë ky vend për ta. Se kam me ta, por për të gjithë ata tiranas, në Amerikën tone të vogël që ka njëmijë gjëra për ta rregulluar. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë, vetëm ata që e kthyen në jetë dhe që i dhanë identitet, famë dhe dinjitet. D.m.th. ne PS dhe askush tjetër. Këtë qytet do e bëjmë më të sigurt dhe më krenar për të gjithë.
Vetëm ata që ia pastruan baltën nga fytyra, që ia larguan çibanët nga turpi, që ia shumëfishuan vlerën pa pushim pronën qytetarëve të tij. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë, vetëm ata që e dinë çështje e bukura dhe fuqia e së bukurës.
Tirana, kam një mesazh për ju. Anëtarësinë mbajeni për vete. Po Tiranën mbajeni veç sepse ha bukë vetë. Mos e ngatërroni Tiranën me ngjyrën e partisë sepse është e të gjithëve, e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë./E.T