Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit të ekstradojë babanë palestinez që vrau të bijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur shtetasi i huaj që i mori jetën të bijës u largua në drejtim të paditur dhe po ashtu u morën disa të dhëna në lidhje me shkaqet që çuan në krimin monstruoz, grupi hetimor kërkon që autori të hetohet dhe gjykohet në Shqipëri, pikërisht në vendin ku ka kryer edhe aktin e rëndë.

Kështu Prokuroria e Tiranës mësohet se iu ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste. Prokuroria e Tiranës ka saktësuar se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.

Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Babë e bijë udhëtuan nga Gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.

Një kërkesë e dytë është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë ku prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.

Një ndër personat që kërkohet të pyetet është edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë, të cilët kanë qenë në dijeni të konfliktit familjar. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj, të cilët janë në pritje të drejtësisë së dy vendeve./e.s

Të fundit

Xhelal Mziu e Gjunkshi ‘peng’ makinat: Po blejnë vota në Dibër, pati të shtëna në ajër!

Nga Dibra mbrëmë u raportua një incident me zgjedhjet, ku kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi dhe djali...

“Test në rrugën drejt BE-së”/ Mediat ndërkombëtare jehonë garës elektorale të 11 majit

Zgjedhjet në Shqipëri kanë tërhequr sot vëmendjen e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të tyre: ”Socialistët të favorizuar në...

‘’Nuk iu duam se keni vrarë njerëz”/ Flamur Noka përplaset me qytetarët në Vorë

Një incident ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Vorë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me qytetarët në Vlorë vetëm pak metra...

Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të horoskopit

Ka njerëz që marrin vëmendjen e të gjithve kudo që janë prezentë, por jo sepse bëjnë ndonjë gjë të pazakontë, por sepse thjesht… kanë...

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnje, pezullohet votimi

Ditën e sotme, më 11 Maj 2025, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Sipa informacioneve, ka pasur përplasje fizike në një qendër votimi në...

Lajme të tjera

Web TV