E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me thelb; ka bërë fushata luksi pa ndonjë përmbajtje; ka bërë fushata serioze e të moderuara, por gjithsesi në çdo fushatë ka reflektuar hallin dhe ambiciet e opozitës dhe Partisë Demokratike. Kur ishte në pushtet më 1996, hodhi miliona duke bërë një fushatë luksi, që çoi në shkatërrimin e zgjedhjeve; më 1997 bëri një fushatë të varfër por rezistente; më 2001 një fushatë modeste; më 2005 një fushatë profesionale të rindërtuar mirë; më 2009 një fushatë të mbështetur nga milionat e korrupsionit, e kështu me radhë.

Por asnjëherë nuk ka bërë një fushatë qesharake. Kjo është fushata e parë dhe ndoshta e fundit e tij që, përveçse është qesharake, është edhe jashtëzakonisht e shtrenjtë, dhe e ka nxjerrë atë më keq në fund të fushatës, sesa në fillim të saj. Arkitekti i kësaj katastrofe është LaCivita, jo për shkak të paaftësisë së tij, por për shkak të këmbënguljes së Sali Berishës për ta këshilluar LaCivitën se si duhet të sillej. Pra, si në çdo rast, edhe këtë herë ai ka marrë një këshilltar fushate të cilit i hoqi funksionin kryesor si strateg dhe e ktheu në një folës me qira në fushatë.

E gjithë strategjia e Berishës për të imituar fushatën e Trump-it, duke blerë shtrenjtë një nga strategët e tij, e bëri Berishën një figurë qesharake dhe hodhi poshtë çdo kauzë të tij.

Kauza më e rëndësishme që Berisha ka prej vitit 2021 është shpallja “non grata” dhe beteja me të. Gjithë fushatën e vuri në funksion të kësaj “kauze”. Duke e ditur qartë që ajo gjë nuk zhbëhet, ai u përqendrua jo te zhbërja e “non grata”-s, por te fakti se si të gënjejë opinionin publik se ajo po zhbëhet, punë orësh e ditësh.

Dhe këtu filloi tmerri i pagesave. Pagesa e parë është 6 milionë dollarë për Continental Strategy, e cila është bërë publike. Kontrata e dytë, siç bëhet e ditur nga letrat që kemi botuar sot, nga kërkesat për vizë, është me Continental PLLC, që është studio ligjore e Continental, me pagesë më vete. Ende nuk e dimë çmimin e saj. Kërkesa drejtuar sekretarit Rubio ishte bërë nga kjo kompani. E treta, është kontrata me LaCivitën, të cilën e pranoi vetë Berisha publikisht si kontratë tjetër. Për çmimin nuk u përgjigj dot, se i ka ikur dëgjimi nga veshët.

Pra kemi të paktën tre kontrata me kompani super të shtrenjta, një prej të cilave me 6 milionë dollarë dhe dy të tjerat ndoshta edhe më shumë. Kemi gjithashtu dhe kontratën me Paul Manafort, lobistin e famshëm të dënuar në SHBA me 7 vite burg për lidhjet me Kremlinin.

Lexo edhe :  Kalimi i ylberit apo oqeanit?

E gjithë kjo, në vend që ta ndihmonte Berishën, e ekspozoi para opinionit publik si një hajdut me miliona të fshehura, që paguan për të pastruar biografinë e tij, edhe pse nuk ia del dot ta bëjë atë.

Në vend që të mbante veten si viktimë e një konspiracioni (që edhe ajo është një mashtrim, por të paktën funksionon te budallenjtë), ai u bë befas agresiv dhe nxori paratë nga thesi për të blerë SHBA-në. Kjo e bën dhe hajdut, dhe burracak, edhe në sytë e vetë mbështetësve të tij.

Pastaj erdhi tallja publike e LaCivitës në mes të fushatës me kontratën e tij në Shqipëri, në një regjistrim të dy gazetarëve anglezë, që tregonte qartë çudinë e tij se pse PD paguante miliona dollarë që ai të dukej sikur ishte Trump-i, dhe përfundoi te ajo tallja e madhe dje që festonin ditëlindjen e shefes së kabinetit të Trump-it në miting — edhe pse ajo e ka ditëlindjen një javë më vonë — vetëm për të treguar se po e ndiqte live dhe ta falenderonin.

Banalitete të tilla dhe marrëzi të këtij lloji në Shqipëri nuk i ka pasur as fushata e Kujtim Gjuzit. Berisha, nga një qëndrestar anti-amerikan që rimori partinë për t’iu kundërvënë Perëndimit, u shndërrua brenda muajit në një plak mashtrues me demencë senile, që paguante miliona për të dukur i ndershëm, që vishej me atlete dhe kapelë si Edi Rama dhe që në fund ishte gati të trefishonte pagesat vetëm për t’i dhënë një vizë amerikane.

Nuk di kush tjetër mund t’ia kishte shkatërruar më shumë fushatën se sa LaCivita dhe rekomandimet e tij për të blerë SHBA-në me para, por është e sigurtë që fushata e Edi Ramës, që thjesht e identifikonte si “bufi i kënetës”, është shumë më e dhimbsur për Berishën se sa tallja e pashpirt e LaCivitës, i cili jo vetëm që e rropi atë  me shokët e tij, por e bëri edhe qesharak në sytë e mbështetësve të vet, duke u përpjekur t’i zhbëjë personalitetin me të cilin ai ka ardhur deri këtu dhe duke e kthyer në një ari cirku me të cilin zbaviten njerëzit.

Dhe e gjithë kjo është bërë me aq shumë miliona dollarë, sa vetëm një armik i Berishës mund t’i paguante për ta katandisur kështu. Por ai e ka kërkuar vetë këtë fushatë, dhe po vetë, e ka paguar. Nesër e paguan edhe më shtrenjtë.

Të fundit

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Tomë Doshi kalon PS dhe PD në bashkinë e veriut, përfundon zyrtarisht votimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka shpallur rezultatin përfundimtar pas numërimit të 53 kutive në total. Si në asnjë bashki tjetër deri më tani, në...

Demokrati i parë fillon mallkimet për Berishën: Të vdesin, se na lanë në opozitë

Partia Socialiste në bazë të shifrave dhe rezultateve që KQZ ka publikuar deri më tani, po korr një fitore tjetër dhe duket se mandati...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

Lajme të tjera

Web TV