“Ore mashtrues, s’pi unë kafe me ty”/ Bert Xhabafti në Vorë përplaset me Flamur Nokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bert Xhabafti është përplasur me Flamur Nokën në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Duket se në Vorë, Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm i PD, nuk e ka njohur Bert Xhabaftin, i cili është një njeri i njohur në bashkinë e Vorës. Por kur e pyeti Flamur Noka se kush ishte ai i tha: “Unë jam Bert Xhabafti”.

“Aaaaaa”, tha Flamur Noka, “Ja pra kush është personi që po kërkojmë dhe i bëjmë thirrje SPAK të ndërhyjë”.

“E pse duhet të ndërhyjë SPAK? Mos më sill mua njerëz për të pirë kafe me ty, o mashtrues! Unë jam në zonë se do votoj”, ishte përgjigja e Xhabaftit për Flamur Nokën.

Noka është shoqëruar nga Albana Vokshi dhe kanë pretenduar se shumë njerëz janë pajisur me badge falso për të orietuar votën për Partinë Socialiste.

Bashkia e Vorës duket se është një mollë e nxehtë e këtyre zgjedhjeve dhe sherri me fjalë mes palëve ndodhi aty në praninë e kamerave./e.t

Të fundit

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

Lajme të tjera

Web TV