Pogradec, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri i Partisë Socialiste, i një qendre votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas incidentit- ku mbështetës i PD Luan Tollozhina e dhunoi atë, me pretendimin se i kishte ngacmuar të bijën.

Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar. Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.

“Ishte kryetarja një çupkë i them unë në fillim i lamë të votonin, në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë me ndihmësa se janë sakatë. I thashë unë gjynah…janë ngritur nga rrobet aty e kanë qejfin duan të vijnë të votojnë. Pse nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë.

LEXO EDHE:
Zgjedhjet, e moshuara në Pogradec denoncon: Mbështetësi i PD Luan Tollozhina më kapi për gryke, më tha komuniste dhe rrugaçe
Kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në Pogradec të gjithë njihemi. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Jo bre çfarë konflikt kemi pasur, si surrat e njihja. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai”, tha ai.

Të fundit

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Lajme të tjera

Web TV