Babai iu arrestua për blerje votash, kandidatja e PSD në Fier: E pavërtetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj babait të saj, tashmë të arrestuar, nuk janë të vërteta. Sipas saj, kjo është një sjellje tendencioze dhe se edhe herë të tjera është përballur me intimidime dhe presion për t’u tërhequr nga gara.

“Është e pavërtetë kjo gjë. Kam qenë me PS 12 vite dhe nuk kam blerë vota për ata. Nuk blej vota për vete dhe asnjë tjetër. Familja ime është e nderuar, babai im është njeri i respektuar. Ka ardhur të mbështesë vajzën e tij, por kurrë në asnjë moment nuk është menduar që të blihen vota. Është një shpifje ndaj meje dhe familjes time. Kjo është një sjellje tendencioze. Nuk është hera e parë që familja ime intimidohet dhe ushtrohet presion që unë të tërhiqem nga gara. Ka pasur disa raste. Njerka ime është lënë e lirë, vetëm im atë është në komisariat.

Kam shumë pak informacion nga policia, por e gjithë kjo situatë është tendencioze dhe e përsëritur. Vështrimin nuk dua ta hedh nga qeveria aktuale duke qenë se kam qenë pjesë e PS për 12 vite dhe dëshirat e tyre janë që njerëzit t’i kenë në tutelë. Edhe unë kam të drejta siç ka populli, por mesa duket në Shqipëri nuk mund të kesh bindje ndryshe nga PS. Hera e disatë që bëhen presione ndaj familjarëve të mi që unë të tërhiqem nga gara. ”, u shpreh ajo./e.s

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV