Ose ‘berishizmi’ largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk duhet të presë ditën e vdekjes së kryetarit të Partisë Demokratike, që të mobilizohet për të ndërtuar një opozitë dinjitoze. Shqipëria nuk mund t’ia falë vetes, që partia e dytë më e madhe në vend të merret peng nga një familje. Partia nuk është pronë, por aset kombëtar.

Fajin për disfatën e 11 majit e ka vetëm një njeri: Sali Berisha. Ai ka dy vite që nuk lufton për opozitën dhe popullin, por për veten e tij. Është një Don Kishot i cili mendon se mund të sfidojë Perëndimin dhe çdo ditë shkëput fijet me njerëzit e zakonshëm në terren.

Ka rreth 50 ushtarë rreth vetes, të cilët nuk kanë asnjë ndjenjë patriotike apo opozitare, por përkujdesen vetëm që të ruajnë karrigen në parlament. Edhe kur ajo karrige e mallkuar ndryshket, ata sërish përpiqen ta lyejnë me vajin e militantëve stoikë, me misionin “ta shtyjmë sa më shumë, se nuk dimë të bëjmë punë tjetër”.

Opozita dorëzoi mandatet. Opozita bojkotoi zgjedhjet lokale. Opozita la partinë në pushtet të dominonte thuajse në çdo bashki në 2023. Pra, opozita jo vetëm që i dha topin Ramës, por edhe fushën, portën dhe tribunën qendrore. Mbajti vetëm pjesën pas porte, simpatizantët e përhershëm, aq sa i duhen për të ruajtur karriget.

Populli nuk u frymëzua nga opozita, sepse Berisha monopolizoi gjithçka. Sipas tij, nëse mendon ndryshe, je armik kombëtar. Duhet ose të mendosh 365 ditë në 365 për Berishën, ose je i Ramës. Shumë u larguan prej tij, duke treguar dinjitet, edhe pse me qindra apo mijëra vota të shkuara dëm.

Shqiptarët nuk mund të presin ditën kur Berisha të vdesë. Opozitarët e vërtetë duhet të reformohen. Nëse ende nuk e kanë kuptuar këtë, Rama duhet të nisë planet për themelimin e monarkisë.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Pse jo, kur opozita ka hequr dorë nga misioni i saj? Sa qajmë hallet e Berishës, më mirë heqim zgjedhjet dhe kalojmë në monarki. Të jemi të qartë. Monarkinë nuk po e kërkon populli. Po e sjell Berisha me kokëfortësinë e tij. m.p.

Të fundit

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Lajme të tjera

Web TV