“Faleminderit motër”, Rama i kthen përgjigje Melonit për urimin e fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urimit që mori nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama falënderon Melonin (të cilën e cilëson si motër) për urimin dhe thotë se është privilegj të punojë me një lidere si ajo.

Ai shkruan gjithashtu se është nder të shërbesh për një marrëdhënie jashtëzakonisht të afërt dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, Meloni në mesazhin e saj të urimit në Instagram shkroi më herët:

“Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij në krye të qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe dëshirës së përbashkët për të adresuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”. m.p.

Të fundit

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko....

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sipas Policisë bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV