Burrat i urrejnë shumë këto pyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë keni nisur një goxha sherr vetëm prej një fjale goje? Një pyetje krejtësisht e pafajshme që xhindosi partnerin tuaj kush e merr vesh se përse? Mbase i keni drejtuar një nga pyetjet e ndaluara si më poshtë:

1. Jemi të lidhur?

Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje. Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme. Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë.

Por në çdo lidhje është e rëndësishme që të jeni në të njëjtën linjë, prandaj kjo pyetje duhet bërë. Në vend të saj provoni të thoni “çfarë jemi ne?” me ton të sigurtë, pa u dukur negative apo nevojtare. Ju jeni të zonjat e vetes dhe mund të bëni edhe pa të, por meqë s’keni kohë për të humbur, gjërat duhen bërë të qarta: “çfarë jemi ne?”

2. Sa fiton?

Tema e parave duhet bërë në një lidhje dhe e mira është të konsumohet si bisedë në fillim të lidhjes. Duhet të dini nëse jeni të dy njësoj ambiciozë, apo ç’të ardhme do të keni bashkë. Por, në vend të pyesni “sa e ke rrogën?” mund t’i thoni me lezet: “Sa do të doja të shkoja në Barcelonë, por jam shumë ngushtë këto kohë. Si ia bën që udhëton aq shpesh?”

3. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?

Apo edhe më keq “më e mirë se unë?’” Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze. Sipas eskpertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera.

Lexo edhe :  Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Për shembull ju e dini që ata të dy kanë qenë me pushime bashkë në Itali, pyete rreth Italisë dhe kulturës atje, kështu ai do nxjerrë informacione rreth të shkuarës së tij dhe me shpresë ju nuk do ndiheni keq kur t’i rikujtoni vetes që ai ka patur një jetë para jush.

4. Ku na sheh pas pesë vitesh?

Kjo s’është një pyetje që duhet t’ia bësh partnerit sepse është shumë tensionuese, por nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar do të vijë momenti që ta bëni. Por, rifrazojeni pak si pyetje. Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.

5. Kur do t’i takoj prindërit e tu?

Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri juaj ka me prindërit. Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prisni t’i takoni prindërit e tij së shpejti. Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presni t’i takoni. Por prezantojeni fillimisht me prindërit tuaj, kështu edhe ai e kupton që momenti ka ardhur.

6. Çfarë do të hash/bësh sot në darkë?

Kjo pyetje është kaq e thjeshtë, por ju e dini që ndonjëherë mund të hapë debat pa shkas. Kjo sepse partneri është lodhur në punë dhe nuk mund të vendosë, duke qenë shumë i ngarkuar mendërisht. Për ta bërë më të thjeshtë, ndajini detyrat. Një javë e zgjidhni ju çfarë do hani apo çfarë aktivitetesh do zhvilloni, javën tjetër partneri./E.Ç

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV