Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Turqinë qëndrore! Epiqendra e tërmetit u shënua në zonën e Kulu të Konyas me një thellësi prej 18.73 kilometrash.
Tërmeti që u ndje dhe në Ankara, shkaktoi panik tek qytetarët duke refuzuar që të futen brenda në banesat e tyre.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale. Lidhur me tërmetin ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya: Një tërmet me magnitudë 5.2 ndodhi në Konya Kulu. Lidhur me tërmetin që u ndje edhe në provincat përreth, AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan menjëherë skanimet në terren. Nuk ka situatë negative deri më tani. U shpreh urimet e mia më të mira qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Allahu e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë. m.p.