Chris Brown, u arrestua të enjten në mëngjes në Manchester, Angli, për dyshimin se kishte goditur producentin muzikor Abe Diaw me një shishe tekile në një klub nate në Londër në vitin 2023.
Policia Metropolitane konfirmoi për gazetën The Sun se Brown, 36 vjeç, u ndalua në hotelin luksoz me pesë yje Lowry Hotel, nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
“Është marrë në paraburgim dhe ndodhet ende aty,” tha zëdhënësi i policisë. “Arrestimi lidhet me një incident të ndodhur në një lokal në Hanover Square më 19 shkurt 2023. Hetimi po drejtohet nga detektivë të Njësisë Komanduese të Zonës Qendrore Perëndimore.”
Në tetor 2023, Diaw paditi Brown-in, duke pretenduar se këngëtari e kishte sulmuar fizikisht tetë muaj më parë në klubin Tape London, ku sipas tij, Brown e kishte goditur në kokë me një shishe Don Julio 1942 dhe më pas e kishte shkelmuar dhe goditur në qafë, duke e lënë pa ndjenja për rreth 30 sekonda./E.Ç