Listat e mbyllura prodhuan deputetë me gojën e mbyllur, prandaj Berisha nuk ikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disfatës së llahtarshme të zgjedhjeve të 11 majit, do të ishte e logjikshme që një pjesë e deputetëve (kryesisht të rikonfirmuar) të Partisë Demokratike të kërkonin dorëheqjen e Sali Berishës, duke e konsideruar atë përgjegjësin kryesor për rezultatin e dobët. PD humbi rreth 250 mijë vota krahasuar me rezultatin që mori në vitin 2021.

Pse kjo nuk po ndodh dhe nuk ka shans të ndodhë? E thjeshtë. Këta individë do të jenë në Parlament pa votë preferenciale. Ata nuk e kanë legjitimitetin moral dhe politik për të artikuluar kërkesa të tilla. Ata nuk dalin dot kundër kryetarit, sepse është kryetari ai i cili ka shpërblyer besnikërinë e tyre duke i vendosur në listat e mbyllura.

Shumica prej tyre nuk janë zgjedhur nga populli, por janë futur në listat e mbyllura të PD-së me miratimin e vetë Berishës. Kjo i bën ata më shumë të emëruar të tij sesa përfaqësues të elektoratit opozitar.

Në sistemin aktual zgjedhor me lista të mbyllura, votuesi nuk zgjedh kandidatin, por vetëm partinë. Çfarë tepron nga kjo votë, shkon për kandidatët e listave të hapura, të cilët sivjet në PD janë thuajse zero. Deputetët demokratë të parlamentit të ardhshëm nuk kanë fituar mandat përmes një testimi publik apo vote popullore, por janë pozicionuar në mënyrë të favorshme në listë nga kryetari.

Për më tepër, në mungesë të një procesi të brendshëm meritokratik apo votimi të hapur në bazë, këta individë nuk përfaqësojnë një zë të strukturave apo të mbështetësve të partisë. Ata nuk kanë dalë nga gara, por janë produkt i përzgjedhjeve të ngushta politike dhe shpesh kompromisesh personale brenda selisë blu. Nëse një deputet nuk ka fituar dot mbështetje në zonën e vet, nëse nuk është në gjendje të dalë i pari në një listë të hapur, ai mbyll gojën dhe pikërisht kjo po ndodh. Kështu vjen dhe vdekja e partisë, me deputetë që nuk hapin dot gojën. m.p.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV