Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon drejt fundit, ndërsa ka mbetur vetëm vota e diasporës së Greqisë për t’u numëruar.

Pas publikimit të rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve, edhe kandidati Toni Gogu ka reaguar me një mesazh falënderues për qytetarët që e mbështetën gjatë fushatës, veçanërisht në zonat e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit.

Gogu nënvizon se fushata e tij nuk u ndërtua mbi zhurmë dhe trumbeta, por mbi dinjitetin dhe të vërtetën.

Me afro 6 mijë vota, Gogu pranon se nuk arriti të marrë një mandat përfaqësues, por thekson se kjo mbështetje është më shumë se një shifër.

Reagimi i plotë i Toni Gogut:

“Të dashur motra dhe vëllezër nga Peza, Vaqarri dhe Ndroqi!

Sot e kam zemrën plot mirënjohje dhe përulem thellësisht ndaj respektit tuaj të pashoq. Në këtë rrugëtim, që s’ishte i lehtë, ju ishit forca ime. Ju dhatë gjithçka: mundin tuaj, mençurinë tuaj, dhe miqësinë tuaj besnike. Me mund, me mend e me miq, ndërtuam një fushatë që nuk u ndesh me zhurmë, por me dinjitet; jo me trumbeta, por me të vërtetën e heshtur të një shërbimi të sinqertë.

Ju falenderoj gjithësecilin personalisht, për çdo hap të bërë, për çdo derë të trokitur, për çdo fjalë të mirë që folët në emrin tim – jo për lavdinë e deputetit, por për të çuar më lart zërin e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit. Ju që sakrifikuat pa llogaritur asgje, që u bëtë ura dhe jo mure, që nuk folët një fjalë të keqe për askënd, më dhatë më shumë se një mundësi: më dhatë nderin që të përfaqësoj shpresën tuaj.

Lexo edhe :  Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Faleminderit edhe ju, banorë të Qarkut Tiranë, që më votuat me zemër të pastër dhe sytë nga e ardhmja. Afro 6 mijë vota – gjysma nga këto nga nahijet tona të vogla– janë më shumë se një shifër. Janë një thirrje që nuk hesht, një besim që nuk shuhet. Nuk mjaftuan për të fituar një mandat përfaqësues, por mjaftojnë për të ndezur një vizion që nuk ndalet këtu.

Unë do të jem përjetësisht mirënjohës. Sepse besimi juaj është thesari im më i çmuar. Ne s’kemi humbur asgjë. Përkundrazi, kemi fituar diçka të rrallë: një lidhje që s’ka nevojë për karrige për të qëndruar në këmbë.

Mos harroni: me mund e ndërtojmë, me mend e drejtojmë, me miq e mbajmë të gjallë këtë ëndërr që nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ne.

E ardhmja nuk ka vetëm emër – ajo ka fytyrat tuaja. Dhe unë do të jem aty – përherë me ju. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Me dashuri dhe përulje”. m.p.

Të fundit

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

Lajme të tjera

Web TV