PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.
Nga numërimi i 10695 zarfave nga 11841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.

Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.
Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.

Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila në një video të Top Channel udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë./e.s

Të fundit

U rrëzua dhe mori dëmtime në kokë, Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistes

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi...

“Mos më jepni leksione patriotizmi”, Dragan Stojkoviç: Atmosfera në Tiranë, si Boca-River

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, është rikthyer të flasë për atmosferën e krijuar në “Arenën Kombëtare” gjatë barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas...

Kush janë 4 kandidatët për FBI e Shqipërisë? Lista, nga Gledis Nano te djali i Prokurorit

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj. Afatet për...

Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Martanesh

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri...

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, Durrës, Elbasan e Vlorë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër, ditë e martë kërkesat e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për rrëzimin...

Lajme të tjera

Web TV