Më i votuari në qarkun e Tiranës!/ Blendi Gonxhja: Puna që kam bërë m’u shpërblye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë”, ku foli për përvojën e tij gjatë fushatës dhe rezultatin e arritur.

Gonxhja u shpreh se e përjetoi me kënaqësi këtë sfidë politike, duke theksuar se gjatë takimeve me qytetarët ndjeu një frymë pozitive dhe mbështetje të sinqertë. “Puna që kam bërë ndër vite po më shpërblehet. Bashkëbisedimi me njerëzit ka qenë real dhe ndjesia që mora në terren ishte shumë e mirë,” deklaroi ai.

Gonxhja theksoi gjithashtu se ndiente se i kishte borxh vetes dhe familjes këtë përpjekje për të hyrë në një garë të tillë, të cilën e konsideron një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.

Blendi Gonxhja: Është kënaqësi. Unë kam pasur një histori të rëndësishme në jetën time dhe i kisha borxh vetes sime, familjes, që të provoj dhe njëherë një sfidë. Mora një ndjesi të mirë nga qytetarët në terren. Jam munduar të jem në anën e drejtë të ngjarjeve. Puna që kam bërë po më shpërblehet. Mbështetja ka lidhje me disa faktorë, fryma që ndjeja në fushatë ishte tepër pozitive. Bashkëbisedimi me njerëzit ka qenë real./e.t

Të fundit

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec nga ku mësohet se një 4-vjeçare ka...

Lajme të tjera

Web TV