A do të jetë Gonxhja kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, u pyet gjatë një interviste në emisionin Kjo javë në News 24 nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së Erion Veliajt për korrupsion.

Në përgjigjen e tij, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment. Ai theksoi se besimi që i është dhënë si deputet nga qytetarët e Tiranës e bën të përqendrohet te përfaqësimi dhe shërbimi në këtë rol, ndërsa çdo diskutim për ambicie të tjera e konsideroi të papërshtatshëm në këtë fazë. Gonxhja nënvizoi se Bashkia e Tiranës mbetet një institucion me rëndësi të madhe dhe se kontributi i tij do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes angazhimit si deputet.

Blendi Gonxhja: Sapo përmende fjalën Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj, e vetmja gjë që më shkon në mendje është një keqardhje e jashtëzakonshme, që ndjej për atë që ka ndodhur, për Bashkinë Tiranë si organizatë, për Bashkinë Tiranë ku kam punuar kur kryetar bashkie ka qenë Edi Rama, për Bashkinë Tiranë, ku kam punuar me Veliajn kryetar. Kemi pasur rezultate fantastike. Më vjen keq për vetë Erion Veliajn, për familjen e tij, ka qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Hidhërimi që ndjej unë nga momenti që më përmendet emri dhe nocioni, Bashkia dhe kryetari, Veliaj, është aq i madh, sa nuk më lejon dot, këtë e kam të papërgatitur. Ne nuk kemi gjë në dorë në këtë pjesë, unë uroj që ai të dalë fitimtar dhe i pastër.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

 

 

Nuk kam plan personal karriere, gjithmonë jam thirrur që të pyetem a jam në dispozicion për një kauzë të caktuar, nuk kam programuar asgjë për një ambicie personale, pas kësaj që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës. Votëbesimi në Tiranë është një shpagim, për atë thikë, që ndërpreu karrierën time më 2002 dhe që kjo është një gjë që ka të bëjë me gjithçka në jetën time, lidhet dhe me familjen time. Nuk ka diçka tjetër që lidhet me votën në Tiranë dhe me këtë pjesën tjetër. Bashkia Tiranë është një institucion tepër i rëndësishëm, nëse ne bëjmë punën tonë si deputet në Tiranë dhe nëse bëjmë që qeverisja vendore bën që njerëzve t’ju lehtësohet jeta, nuk do ishte gjë e vogël që do bënim. Nëse ne si deputetë do bëjmë gjithçka për zonën tonë, mendoj se kam bërë shumë për votëbesimin që më është dhënë. Mua më kanë votuar shumë zemra në Tiranë për deputet dhe ndaj kësaj vote duhet të jem shumë i kujdesshëm./e.t

Të fundit

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

Lajme të tjera

Web TV