Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë.

I pari me një imazh të keq për vendin dhe i dyti me një gjurmë që la shenjë.

Zgjedhjet e vitit 1996 dhe Tirana pas tyre nën dhunën policore dhe të institucioneve ligjzbatuese ndaj opozitës socialiste të asaj kohe dhe kryeqyteti pas zgjedhjeve të 11 majit, me Samitin e VI-të të Komunitetit Politik të Europës që u mbajt në datat 16-17 maj, me liderët e 47 vendeve të botës.

“Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025”, shkruan kryeministri në postimin e tij të shkurtër në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Postimi shoqërohet me dy foto në krah dhe me një emoji trishtues tek rreshti për vitin 1996 dhe 3 emoji “flamuri shqiptar, i BE-së dhe numri 5” në rreshtin e dytë të pas 11 majit./e.t

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV