FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin “Leo XIV” dhe stemën e papës të gdhendur në pjesën e brendshme.

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën. Mediat e huaja shkruajnë se kur unaza iu dorëzua Leos, ai dukej i prekur, duke e parë atë.

Unaza njihet si Unaza Piskatore, ose Unaza e Peshkatarit. Është pjesë e sendeve zyrtare të veshur nga Papa, i cili është pasardhësi i Shën Pjetrit, një peshkatar nga zanati. Të paktën që nga mesjeta, ka qenë tradicionale që besimtarët të takohen me Papën të tregojnë përkushtimin e tyre duke puthur unazën.

Ka shumë arsye pse unaza thyhet kur një Papë ndërron jet%. Ndër më të rëndësishmet është të sigurohet që ajo, si unazë vule, të mos përdoret në falsifikimin e dokumenteve. Prerja e unazës simbolizon gjithashtu përfundimin e autoritetit dhe mandatit të papës së ndjerë. Çdo unazë është unike për çdo papë dhe varroset me të./E.T

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës

Të fundit

Alarmante/ 9 nga 10 shoferë nuk mund të ngasin pa parë telefonin e tyre!

Studimi më i fundit sjell rezultate tronditëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë gjatë drejtimit të makinës. Një nga...

Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Zegjine Caushi siguroi mandatin e deputetes nga radhët e Partisë Socialiste. Ajo fitoi...

Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet...

Drama sekrete para dasmës, zbulohet përplasja e Meghan Markle që zemëroi Mbretëreshën

Meghan Markle thuhet se “qortoi” aq ashpër një nga përgjegjësit për menunë vegane të dasmës së saj, saqë Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II u...

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në mes të mbeturinave

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë grumbullimi të mbeturinave. Sipas asaj...

Lajme të tjera

Web TV