‘Izraeli, jasht Eurovizion!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit.

Kreu i qeverisë spanjolle ka deklaruar sot (19 maj) se Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Eurosongut për arsye “solidariteti me popullin palestinez, që po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”.

“Nuk mund të kemi standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për kulturën”, u shpreh Pedro Sánchez. Ai iu referua precedentit të kaluar, duke vijuar argumentin se “nëse Rusia u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës, atëherë as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë”.

“Përkushtimi i Spanjës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, ashtu siç duhet të jetë për të gjithë Evropën. Të solidarizohemi me popullin palestinez, që jeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve”, tha Sanchez mes të tjerash, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Ai këmbënguli se nuk mund të kishte dy standarde edhe në fushën e kulturës dhe artit:

“Nuk besoj se u habit askush kur kërkuam përjashtimin e Rusisë nga ngjarjet ndërkombëtare, përfshirë, siç pamë këtë fundjavë, edhe Eurosongun. Prandaj, as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë. Sepse nuk mund të kemi dy standarde kur bëhet fjalë për kulturën”, theksoi ai.

Të shtunën, televizioni publik spanjoll sfidoi organizatën që administron Eurosongun, Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU), e cila e kishte paralajmëruar që të ndalonte referencat për sulmin në Gaza, duke kërcënuar me sanksione.

Megjithatë, RTVE transmetoi një mesazh mbështetës për popullin palestinez pak para fillimit zyrtar të konkursit. Në prill, RTVE kishte kërkuar nga organizatorët e konkursit, EBU, që të diskutonin praninë e Izraelit në Eurosong për shkak të shqetësimeve rreth situatës në Gaza.

Lexo edhe :  Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Spanja, e cila më 28 maj 2024 njohu shtetin e Palestinës së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, është bërë gjatë muajve të fundit një nga zërat më kritikë brenda Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe historikisht mbështet çështjen palestineze./e.t

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV