Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë.

Ekipi i emisionit investigativ “Tak Fak” në News24, ishte në Tropojë për të dëgjuar nga afër zërin e banorëve, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Gjakovës në Kosovë për shërbime mjekësore që normalisht duhet t’i marrin në qytetin e tyre.

“Në Gjakovë i bëjmë të gjitha. Sepse këtu nuk ka mjekë. Ka vetëm një kardiolog, ka mjekë të përgjithshëm, por mungojnë kirurgët, neurologët, reanimatorë”, thotë një qytetar, ndërsa qëndron në një kafene pranë spitalit. Sipas qytetarëve, spitali funksionon më shumë si një ambulancë. Për çdo rast më të ndërlikuar, pacientët nisen drejt Gjakovës, Kukësit apo Tiranës.

Sallat e operacionit janë jashtë funksionit, dhe mungesa e pajisjeve dhe aparaturave moderne është evidente. “Për një serum vijmë këtu. Pastaj, nëse është diçka më e rëndë, nisemi në Kosovë”, thotë një banor. “Mjekët që janë, janë pensionistë. Një ka ardhur nga Lushnja, një nga Tirana, por janë të moshuar. Ku janë të rinjtë?”,

Qytetarët thonë se pa spitalin e Gjakovës, Tropoja “do të kishte vdekur”. Varësia nga shëndetësia kosovare është kthyer në normë. Ata thonë se edhe për një konsultë të thjeshtë neurologjike apo për një analizë specifike, nuk ka asnjë mundësi trajtimi lokal.

“Mos me qenë Gjakova, Tropoja vdes fare,” – thekson një qytetar me shqetësim. Një tjetër problem shqetësues është mbingarkesa e mjekëve të familjes. Një mjeke në zonë mbulon deri në 15 fshatra, gjë që bën të pamundur ofrimin e kujdesit të duhur për të gjithë.

“E përkushtuar është, por s’ka si i del. Është vetëm një njeri”, thotë një tjetër banore. Banorët lidhin situatën edhe me ndryshimet nga ndarja territoriale, që sipas tyre e ka lënë Tropojën pa institucione themelore.

Lexo edhe :  U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

“Për një certifikatë duhet të ikim në Kukës. Nuk kemi më gjykatë, avokat, paraburgim… Kemi humbur gjithçka”, thotë një ish-punonjës i shëndetësisë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti për shtimin e mjekëve specialistë në Tropojë, rindërtimin dhe pajisjen e sallës së operacionit si dhe investim në aparatura bashkëkohore. m.p.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV