Numërimi i votave të diasporës drejt përfundimit, vijon vetëm në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasani është qarku i vetëm që vijon numërimin e votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi ditën e sotme se në 11 qarqet e tjera ky proces ka përfunduar.

Edhe përfundimi i numërimit në Elbasan është një formalitet tashmë pasi nuk pritet që të ndryshojë gjë sa i përket kandidatëve që kanë fituar.

Kujtojmë se gjatë gjithë kësaj kohe, gara ka qenë brenda PS-së, me kandidatët socialistë që luftonin për mandat në disa qarqe.

Për shembull në Tiranë, Olta Xhaçka fitoi me një diferencë prej vetëm 100 votash me kolegen Blerina Gjylameti. Në Fier, Zegjine Çaushi ia doli të fitonte karrigen në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota para koleges Maldrita Bardho.

Partia Socialiste fitoi 83 mandate në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa Partia Demokratike 50. Pjesa tjetër u nda mes PSD-së që mori 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Lëvizja Bashkë nga 1 mandat./e.s

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV