Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër bashkëshorti: Kur institucionet heshtin, dhuna flet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar për kërcënimin me jetë ndaj Osmanit. Përmes një reagimi në “Facebook”, ai ka zbuluar se në fakt kto janë kërcënime të përsëritura ndaj presidentes.

Sadriu bën me dije se këto mesazhe kërcënuese nuk janë të rastësishme, por nxitja të hapura për dhunë dhe që shënjestrojnë vetë institucionin e Presidentes.

Sadriu thekson se kjo ndodh pasi kërcënuesit nuk përballen me drejtësinë. Më tej, ai kritikon ashpër institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt.

Reagimi:

“Dhjetëra kërcënime publike me jetë ndaj Presidentes së dhe familjes së saj. Jo një. Jo dy. Dhjetëra. Të përsëritura, të drejtpërdrejta, të qarta. Specifike. Nga profile me emra e mbiemra, anonime, por edhe nga zëra të njohur, me emër e mbiemër. Në rrjete sociale. Në komente. Në studio televizive. “Duhet eliminuar.” “Ka ardhur koha për fundin e saj.” “Një plumb e zgjidh.”

Këto nuk janë fjalë të rastësishme. Janë nxitje të hapura për dhunë. Janë thirrje që shënjestrojnë jo vetëm një individ, por vetë institucionin e Presidentes. Dhe përveç kërcënimeve? Shpifje të panumërta. Të fabrikuara me qëllim të qartë: Për të njollosur personalitetin. Për të legjitimuar urrejtjen.

Por mbi të gjitha, Për të krijuar klimën ku dhuna perceptohet si “e merituar”. Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji. Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit. Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet.

Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt. Sot është Presidentja.
Nesër dikush tjetër? Rreziku është i qartë. Heshtja është bashkëfajësi. Koha për veprim ka kaluar qëmoti,” shkruan ai./e.s

Të fundit

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike,...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV