Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook 5222 votuesit që e mbështetën në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Beratit.
Maliqi ishte tek 25 më të votuarit në Shqipëri nga opozita, i dyti nga PL pas Ilir Metës dhe më i votuari në përqindje nga të gjithë kandidatët në fushëbetejë në Kuçovë me 42.4 %.
Maliqi shpreh keqardhje pasi u sulmua nga të dy kualicionet politike në zgjedhje por sërish thekson se ja doli. Ai shton më tej se nuk fitoi mandat deputeti për shkak të sistemit dhe kodit zgjedhor të korruptuar politik, por fitoi moralisht.
Në fund, Maliqi thekson se nuk duhet të njihen këto zgjedhje farse!
Postimi i plotë:
Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për 5222 votuesit e ndershëm të Qarkut Berat që më votuan me zemër, pa imponim duke qënë tek 25 më të votuarit në Shqipëri nga Opozita dhe i 2 nga PL pas Ilir Metës dhe më i votuari në përqindje nga të gjithë kandidatët në fushëbetejë në Kuçovë me 42.4 %. Gjithashtu në Diasporë, në Skrapar, Otllak, duke më pozicionuar si figurën kryesore politike të zgjedhur. Ishin vota gjaku, sakrifice. Keqardhje pasi u sulmova nga të dy kualicionet politike por ja dolëm. Nuk fitova mandat Deputeti për shkak të sistemit dhe kodit zgjedhor të korruptuar politik por fituam moralisht së bashku. Kushdo që orientoi dhe futi përçarjen, tregoi veten sesa i ngushtë e i vogël ishte duke parë interesa të ngushta, jo fitoren e përbashkët. Këto nuk ishin zgjedhje por blerje, joshje, manipulime, kercënime dhe favorizime etj. Ishte masakër elektorale. Nuk kishte votë të lirë e demokratike. Ne nuk dorëzohemi kundra këtij krimi elektoral. Duhet mobilizim, organizim pune shumë të madhe me strukturat, frymë, përballje çdo ditë. Nuk duhet të kujtohemi vetëm në kohë fushate, por të punojmë çdo ditë deri në fitore.. Ne do ja dalim! Së bashku do fitojmë! Këto zgjedhje farse nuk duhet t’i njohim.Te luftojme per zgjedhje të lira! Mirenjohje!/e.s