Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave.
Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kandidatja Blerina Gjylameti, nuk ka hequr dorë nga beteja e saj dhe ka marrë në dorë pamjet filmike të procesit të numërimit.
Megjithatë, kryetari i Partisë ka kërkuar që kandidatët humbës të tërhiqen nga një kërkesë e tillë.
Të tre kandidatët e mësipërm, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti, nuk e morën dot postin e deputetit edhe pse me vota të konsiderueshme./e.s