Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje të papritur të interesit të publikut pasi u emërua Papë më 8 maj.

Shtëpia ishte fillimisht një pronë tipike banimi dhe u listua në janar për 219,000 dollarë, pas një rinovimi të plotë nga një investitor i pasurive të paluajtshme, i cili e bleu atë për 66,000 dollarë një vit më parë.

Pavarësisht një uljeje të mëvonshme në 199,000 dollarë, shtëpia qëndroi në treg për disa muaj, por pa interes të madh.

Më 8 maj, vetëm disa orë pasi Kardinali Robert Francis Prevost, 69 vjeç, u zgjodh Papë dhe mori emrin Papa Leon XIV, shitësi hoqi menjëherë shtëpinë nga tregu, pasi brenda disa orësh kishte marrë tetë oferta.

Interesi për shtëpinë u rrit kur u zbulua se Papa i sapozgjedhur kishte kaluar dy dekada të fëmijërisë së tij në këtë shtëpi, bashkë me babain e tij Louis, një mësues, nënën Mildred, një bibliotekare, dhe dy vëllezërit e tij.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme thonë se ankandet luksoze po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për prona që nuk përshtaten në parametrat tradicionalë të tregut.

“Kjo është një pronë unike, me vlerë simbolike dhe historike. Ankandet luksoze janë një mënyrë për të përcaktuar vlerën reale të tregut kur kemi të bëjmë me histori të tilla të jashtëzakonshme,” – u shpreh përfaqësuesi i ankandit, Haghani.

Ndërsa Vatikani përgatitet për një kapitull të ri nën udhëheqjen e Papa Leon XIV, shtëpia ku filloi rruga e tij drejt papatit mund të bëhet jo vetëm një trofe për blerësin e ri, por edhe një copëz e rrallë e historisë amerikane në Kishën Katolike./e.s

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV