Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë një takim në ambasadën e Francës.
Në takim kanë marrë pjesë 9 ambasadorë, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Lamberto Zannier, si edhe drejtuesi i misionit të ODIHR në Tiranë.
Ky është takimi i tretë që zhvillohet mes tyre dhe i pari i mbajtur pas zgjedhjeve. Takimi i parë u mbajt në ambasadën britanike ndërsa i dyti në atë gjermane.
Më 14 maj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se kishte regjistruar 87 kallëzime për krime zgjedhore, ndërsa për 34 prej tyre kishte nisur procedimin penal.
6 raste i referoi në SPAK. Në pranga për krime zgjedhore kanë rënë 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier./e.t