Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re politike, të cilët përgjatë fushatës u shprehën se vendi ka nevojë për një mundësi të re.

Përpos Agron Shehajt, kreut të kësaj partie, nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet edhe Erald Kapri. Lidhur me këtë rezultat së fundmi ka qenë vetë Kapri i cili ka folur te “Shqipëria Live”.

Gjatë fjalës së tij, ai ka rikujtuar momentin kur dhe kuptoi që mandati tanimë është në duart e “Mundësisë”, moment i cili përkoi dhe me ditëlindjen e tij.

“U mbyll numërimi në 12 e 5 dhe u konfirmua mandati jonë, pa votën e diasporës. E kisha dhe ditëlindjen. Disa merrnin për ditëlindjen, disa merrnin për mandatin. Kur shkova te vota e diasporës eksponentë të PD më uronin që ia morëm mandatin PS, ndërkohë eksponentë të PS më uronin që ia morëm mandatin PD-së.

Sepse mandati 37 që morëm ne, ishim më afër, ishin në lojë dhe PS dhe PD. Duhet të pritej deri në momentin e fundit se kush merrte koeficentin më të lartë të votave. Ne kemi qenë gjithmonë më afër”, tha Kapri. m.p.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV