Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më herët.

Nga verifikimet rezultoi se i riu ishte i dënuar nga Gjykata e Forlit më parë po për këtë vepër. Natën e 16 majit, efektivët hasën të kërkuarin duke lëvizur në zonë me një makinë të marrë me qira.

Gjatë kontrollit të menjëhershëm, karabinierët i gjetën në posedim edhe 22 gramë kokainë, të ndarë në doza, si dhe shumën prej 1320 eurosh, të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Kontrolli u zgjerua më pas në një hotel në Ravenna, ku i riu kishte qëndruar prej disa ditësh dhe rezultoi në gjetjen e 5760 eurove cash. Droga dhe paratë e gatshme u sekuestruan dhe u mbajtën në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik të Forlit, informon media italiane.

I riu u arrestua dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të kazermave të Karabinierëve në Cesena, në pritje të seancës së vlefshmërisë. Seanca dëgjimore sot, (20 maj), u mbyll me vendimin e shpejtë të tij me 5 muaj burgim dhe konfiskimin e valutës së gjetur. m.p.

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV