Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.

Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi.

Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli.

I fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë. Unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. Ishte i vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne”, tha ai.

Agolli rrëfeu në “Top Story” dhe një incident në shtator 1999, kur iu rrezikua jeta në Lazarat.

Sipas Agollit, që në atë kohë shoqëronte zëvendës kryeministren Makbule Çeço, një grup personash të armatosur tentuan t’i vrisnin. “Ishim të mbaruar, nëse nuk do ndërhynte kryetari i Komunës”, tha ai, duke treguar se në atë periudhë ishte ish-deputeti Asllan Dogjani që drejtonte Policinë e Gjirokastrës, por ngjarja nuk u parandalua.

“Në shtator 99, na kanë qëlluar në Lazarat, me Makbule Çeçon, zëvendës kryeministre dhe drejtor policie ka qenë Asllan Dogjani. Unë kam qenë shoqëruesi personal. Atje kishte jo armë po… ç’të them. Kemi shpëtuar kot.

Falenderoj Dashamir Alikon, kryetar i komunës, që i mblodhi ata. Se ne ishim të gjithë të mbaruar. Për këtë, ke dëshmitar ish-deputetin Asllan Dogjani, ka qenë drejtor i policisë në Gjirokastër”, tha ai./e.t

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV