“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Teksa dha detaje ne lidhje me operacionin “Ura” ku u leshuan 52 urdher arreste ne Itali dhe Shqiperi, ai u shpreh se mafia shqiptare është tashmë një forcë e madhe ndërkombëtare, por ai shprehu besim të plotë se populli shqiptar, përmes prokurorisë dhe drejtësisë së tij, do të jetë në gjendje ta luftojë këtë ‘kancer’.

Roberto Rossi – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm: Kemi punuar dhe punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri apo në Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është e rëndësishme

Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë do të jetë në gjendje të luftojë këtë kancer.

Jemi të sinkronizuar bashkë për të arritur këtë objektiv. Ka një prezencë të jashtëzakonshme të policisë gjyqësore italiane dhe policisë gjyqtare shqiptarë që bashkë me në arrijnë objektivat e përbashkëta./e.t

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV