Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri.

“Për sa i përket flukseve të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe filmojmë kur personat nga Italia ia besonin paratë agjencive të transportit që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet, për eleminimin e vështirësive në kufi ka lejuar të kryheshin lokalizime me GPS dhe vëzhgime transkufitare. Kemi arritur të shohim se paratë nga Bari shkonin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e chateve në fotografitë në celular kishte përveç lëndëve narkotike edhe para. Kishte edhe letra të shkruara me dorë të të dhënave financiare të grupit. Përmes rindërtimit të të ardhurave për çdo shitje lëndësh narkotike kemi arritur të sekuestrojmë pasuritë për shumën e barazvlefshme të çdo vepre penale.”, deklaroi ai.

Më tej prokurori Vladimir Mara tha:

“Masë sigurimi ndaj një avokati në Durrës, disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. I përket një faze të mëtejme të hetimit për verifikime të tjera. Ndërsa lidhje të drejtësisë me grupet kriminale nuk kemi pasur deri më tani por hetimi do të nxjerrë dhe do të na paraqesë një pamje më të qartë të asaj që ka ndodhur.”, tha ai.  /E.T

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV