Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë.

Mëngjesi i Lutjeve është një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve europiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit.

Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me Presidentin e Parlamentit Walter Rosenkranz, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.

Znj. Spiropali nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të avancojë bashkëpunimin e suksesshëm me Parlamentin e Austrisë, mbështetur edhe në Protokollin e nënshkruar mes dy parlamenteve në vitin 2020.

Gjatë kësaj veprimtarie Kryetarja Spiropali u takua edhe me ish-Presidentin e Parlamentit të Austrisë Wolfgang Sobotka dhe parlamentarë e personalitete nga Austria dhe vende të tjera./E.T

Të fundit

Përpjekja e fundit me dorën mbi zemër… vrapo Martin

Nga Leonard Veizi Martini më tronditi sërish. Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte...

Dosja sekrete! Kina kërkon t’i rrëmbejë tokat Rusisë?

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping deklarojnë rregullisht se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është e palëkundur dhe se bashkëpunimi strategjik...

Drino çon në Vjosë plehrat dhe ujërat e zeza, institucionet heshtin

Në një kohë kur bota reflekton mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, lumi Drino, si dega kryesore e lumit Vjosa, shpallur “Park Kombetar” ofron...

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e...

11 maji, rinumërimi i votave do të zgjasë shumë më shumë nga sa mendonit

Ilirjan Celibashi zbuloi se si do të vijojë saga e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i ankimimeve me vendimet për rinumërime kishte krijuar...

Lajme të tjera

Web TV