Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien tonë.
Por kujdes: për sa kohë që e shihni ankthin si një armik, ai do të përkeqësohet. Qasja është çelësi. Kur filloni ta trajtoni me mirësi, kur i kushtoni vëmendje dhe përpiqeni ta dëgjoni me vërtetësi, ai do të ndihet i kuptuar. Dhe kur ndodh kjo, ankthi zbutet – dhe jeta nis të ndryshojë për mirë.
Ankthi është si një alarm: dëgjoje.
Në pamje të parë, simptomat mund të duken të pakuptueshme. Shpesh i themi vetes: “Gjithçka është në rregull. Nuk ka ndodhur asgjë e veçantë. Pse ndiej ankth?” E vërteta është se ankthi nuk shkaktohet gjithmonë nga ndonjë ngjarje e jashtme. Shpesh është pasojë e një gjendjeje të brendshme – një nevojë e shtypur, një ndjenjë e lënë pas dore, që më në fund kërkon të dëgjohet.
Keni ankth? Përdoreni për të mësuar.
Ankthi mbart një mesazh. Ai është si një ambasador i brendshëm që kërkon të të tregojë diçka me rëndësi thelbësore. Dhe po – ajo që ka për të thënë, meriton të dëgjohet. Mund të jetë pikërisht ajo që do të ndryshojë jetën tënde.
Kur e pranoni ankthin si aleat, gjithçka ndryshon.
Zhdukja e sulmeve të panikut është shpesh një sinjal se jeni gati për një mënyrë të re jetese. Ky emocion – ndonëse i vështirë – mund të bëhet udhërrëfyes drejt nevojave tuaja më të thella, drejt njohjes së burimeve të brendshme dhe zhvillimit personal. Nëse ndjeni se ankthi ju bllokon, mos e injoroni. Trajtojeni. Psikoterapia mund t’ju ndihmojë ta kuptoni, ta përktheni dhe – me kohë – të miqësoheni me të./E.Ç