Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin e videos virale teksa Olta Xhaçka dhe jo vetëm kaq…
Gjatë intervistës kur u pyet nëse do të pranonte postin si ministër në vemdin tonë, Erion Braçe u përgjigj duke thënë se:
Do të mendohesha disa herë. Unë do të refuzoja që të isha ministër për të pasur një zyrë, një karrige edhe disa njerëz nën vartësi. Po të kem lirinë për të bërë politika dhe buxhetin për të mbështetur politikat patjetër, me shumë dëshirë për të punuar. Të jesh ministër është punë.
Braçe shtoi se:
Në fakt e kam menduar gjatë gjithë kohës që pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Se kam kuptuar, të jetë në Divjakë që është mesi i vendit aty ku është trekëndëshi më prodhues./e.s